Osmani: Ushtarët amerikanë dhe NATO e kthyen frikën në siguri dhe okupimin në liri

Osmani: Ushtarët amerikanë dhe NATO e kthyen frikën në siguri dhe okupimin në liri

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku ka përmendur kontributin e ushtarëve amerikanë dhe NATO-s, që Kosovën e çuan në liri dhe në një shtet të sigurt. Sipas Osmanit, në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. ‘Ishte një kohë kur ne po dëboheshim nga shtëpitë tona, kur të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë. Dhe ku fëmijëria jonë ishte thjesht luftë, konflikt, shkatërrim dhe vuajtje. Vetë ekzistenca jonë ishte në pikëpyetje. Dhe në ato orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë, përkrah aleatëve tanë të NATO-s, që erdhën në Kosovë dhe e kthyen dëshpërimin në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri. Çdo familje, çdo familje e vetme...