FOTO/ Ky është biznesmeni italian i vrarë në Salari të Tepelenës

FOTO/ Ky është biznesmeni italian i vrarë në Salari të Tepelenës

Ky është Edoardo Sarchi, 44-vjeçari italian që u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë. Trupi i pajetë i shtetasit italian u zbulua pak pas mesnatës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa ende nuk ka një autor të vrasjes së tij. Burime nga komisariati i Gjirokastrës bëjnë me dije se janë shoqëruar 5 persona në lidhje me ngjarjen: Eqerem Braçe, së bashku me dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçi, si dhe një person i katërt, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Dyshohet se të shoqëruarit kanë dalë për gjueti gjatë natës dhe kishin qëndruar më herët në banesën e Eqerem Braçes, në Salari. Lexo...