Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqiptari nuk e ndal grevën e urisë para parlamentit grek: Të zbardhet vdekja e djalit tim në aksidentin e Tempit
Pano Ruçi nuk e ka ndalur grevën e tij të urisë përpara parlamentit grek në qendër të Athinës. Prej shtatë ditësh, shqiptari qëndron në shesh duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e djalit të tij, Denisit, në aksidentin hekurudhor të Tempit më 28 shkurt 2023. Një ditë më parë, prokurorja e Larisës pranoi kërkesën e tij për të zhvarrosur të birin me qëllim kryerjen e analizës së ADN-së, pasi 57-vjeçari pretendon se eshtrat e djegura që iu dhanë nga autoritetet nuk i përkasin të birit. Megjithatë, ai nuk është kënaqur me kaq, duke deklaruar se do të vijojë grevën e urisë derisa të kryhen analizat e duhura për të zbardhur arsyet e vdekjes së djalit të tij. “Kjo nuk është ajo që dua....