Hirësia Anastasi zgjidhet Mitropolit i Korçës! Kryepeshkopi Joan vlerësoi Korçën ku punoi prej disa vitesh

Hirësia Anastasi zgjidhet Mitropolit i Korçës! Kryepeshkopi Joan vlerësoi Korçën ku punoi prej disa vitesh

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, mes qindra besimtarëve, u mbajt ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësia Anastasit. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan. Në fjalën e tij, Imzot Joan vlerësoi kontributin e Mitropolitit të ri të Korçës: “Je thirrur të jesh jo vetëm një administrator i aftë, por mbi të gjitha një udhërrëfyes shpirtëror, një ngushëllues dhe dëshmitar i gjallë i pranisë së Krishtit. Je thirrur të jesh një dritë që ndriçon errësirën, një zë që shpall të vërtetën, një dëshmi e gjallë se Krishti është i gjallë. Së bashku do të vazhdojmë traditën e shenjtë që na është besuar. Le të lulëzojë Mitropolia nën drejtimin tënd. Le të bëhet...