Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E para herë në një dekadë, OKB rikthen sanksionet ndaj Iranit: Bisedimet dështuan
Për të parën herë në një dekadë Irani pritet të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara. Sanksionet pritet të vendosën mbrëmjen e sotme pas dështimit të bisedimeve me Perëndimor lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike. Pavarësisht se më herët agjencia për mbikëqyrje atomike e OKB-së e pranoi se inspektorët e saj ishin lejuar që të shkonin në uzinat iraniane, fuqitë perëndimore nuk e panë këtë si përparim të mjaftueshëm që të shtynin rivendosjen e sanksioneve. Një muaj më parë, fuqitë europiane aktivizuan mekanizmin që mundëson rivendosen e sanksioneve të OKB-së, duke e akuzuar regjimin e ajatollahëve se ka dështuar që të jetë i sinqertë lidhur me ambiciet e tij nukleare – përfshirë kundërmasat që ka marrë në përgjigje të bombardimeve izraelite dhe amerikane...