Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherri me armë mes dy kunetërve në Kombinat, reagon policia: Shpallet në kërkim edhe një i ri
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin mes dy kunetërve të ndodhur sot në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia thotë se është arrestuar autori, Misir Tanushi, si dhe është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje. “Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë,...