E papritur! Zbulohet ish-zyrtari demokrat që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

E papritur! Zbulohet ish-zyrtari demokrat që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë nga kampi opozitar, të cilët kohët e fundit janë në negociata për të zgjedhur emrin që do të rivalizojë Ogerta Manastirliu. Gjatë intervistës në një emision televiziv, Kadilli tha se opozitës i duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri. “Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një sfide të tillë për Tiranën. Por kjo si çdo gjë ka një por. A ka një bashkim të vërtetë? A ka një reflektim të vërtetë? A do heqim dorë nga strategjitë dhe makinacionet për të fshehur të vërtetën dhe për të kontribuar të gjithë? A do arrijmë të bashkojmë...