Dritë jeshile për paqe? Donald Trump prezanton planin për armëpushim mes Gazës e Hamasit

Dritë jeshile për paqe? Donald Trump prezanton planin për armëpushim mes Gazës e Hamasit

Janë orë vendimtare për fatin e Rripit të Gazës, teksa për herë të parë pas muajsh përgjakje dhe negociatash të dështuara, një plan i detajuar për paqe duket se ka marrë një pranim paraprak nga Hamasi. Sipas asaj që raporton Times of Israel, grupi militant palestinez ka pranuar në parim propozimin e hartuar nga Donald Trump dhe ekipi i tij diplomatik, një zhvillim që, nëse konfirmohet zyrtarisht, mund të shënojë kthesën më të madhe në konfliktin izraelito-palestinez që nga 7 tetori. Plani, i përbërë nga 21 pika dhe i ndërtuar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff në bashkëpunim të ngushtë me Katarin, përmban ndryshime të thella në qasjen ndaj Gazës, popullsisë civile dhe vetë Hamasit. Ai parashikon një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe tërheqje...