Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
ABISSNET SUPERIORE: Partizani bie në Ballsh, Dinamo fiton derbin e kryeqytetit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për javën e pestë të Abissnet Superiore. Në “Adush Muça”, Bylis fiton 3-1 ndaj Partizanit. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me Isgandarli, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas prekjes së topit me dorë brenda zone nga mesfushori i Bylis, Malomo. Në fund të pjesës së parë, Malomo korrigjon gabimin ku shkaktoi penallti dhe barazon shifrat 1-1, duke mposhtur Alban Hoxhën. Mesfushori nigerian bëhet protagonist në pjesën e dytë, duke gjetur rrjetën edhe dy herë të tjera në minutat 54′, 72′. Bylis fiton përfundimisht 3-1. Në “Selman Stermasi”, Tirana është mposhtur 1-2 nga Dinamo, ku “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja fitojnë kështu derbin e parë të kryeqytetit për...