Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga grabitja e trajnerit tek plagosja e policit, e shkuara e errët e Fatjon Prendit që u kap në Greqi me 1 ton drogë
Policia greke shkatërroi një grup kriminal duke vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, mes tyre kreun e grupit, Fatjon Prendi, 39 vjeç. Në operacionin, ku morën pjesë edhe forcat speciale EKAM, u sekuestruan mbi 1 ton marijuanë, mbi 1000 rrënjë marijuanë, arsenal armësh dhe sasi të tjera droge, përfshirë ato sintetike. Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme më 7 dhjetor 2012 në Krioneri të Greqisë. Në atë rast, 4 persona, përfshirë Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje, ku vajza e re sapo ishte kthyer duke mbajtur në çantë 1700 euro. Autorët thyen një dritare dhe hynë në banesë, duke i rrëmbyer çantën vajzës, e cila u mbyll me familjen...