Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Plagosi kunatin me pistoletë/ Zbulohen detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga
Arma e përdorur në krim TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga autorin e plagosjes së 56-vjeçatit në Kombinat. Mësohet se 41 vjeçari ka plagosur kunatin e tij për motive të dobëta, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata” me një armë tip pistoletë. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin dhe ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i cili ndodhej në banesë në momentin që ndodhi krimi. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa56-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur...