Bie zjarr në banesë, humb jetën i moshuari në Elbasan

Bie zjarr në banesë, humb jetën i moshuari në Elbasan

Një i moshuar, i moshës 90-vjeç, ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Vidhas, Elbasan, për shkak të një zjarri që kishte rënë në banesën e tij. Sipas informacioneve për gazetarin Fatos Salliu, i moshuari jetonte vetëm në banesë. Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrfikësve, përpjekjet për shpëtimin e tij nuk dhanë rezultat. Sakaq, ende nuk dihet shkaqet e zjarrit. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.