Fatbardh Kadilli e thotë troç: Do isha i nderuar të kandidoja për Bashkinë Tiranë

Fatbardh Kadilli e thotë troç: Do isha i nderuar të kandidoja për Bashkinë Tiranë

Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli, është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë. Komentet Kadilli i bëri teksa ishte i ftuar në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Indrit Maraku në A2 CNN, ku tha se për ta bërë këtë, do të duhej një bashkim i vërtetë mes forcave opozitare. Megjithatë, ai shtoi se nuk ishte fjala vetëm për të, por në gjetjen e një projekti përbashkues për opozitën, gjë e cila sipas tij, do të çonte në fitoren e kandidatit të opozitës në Bashkinë Tiranë. Kadilli vijoi më tej duke thënë se opozitës i duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri. “Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një...