Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Zjarri merr jetën e një personi të moshuar

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Zjarri merr jetën e një personi të moshuar

Ngjarje e rëndë në Vidhas të Elbasanit. Një banesë është përfshirë nga flakët, dhe për pasojë një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45. Gazetari Fatmir Popja raporton se i moshuari është asfiksuar nga tymi, ndërsa si pasojë ndërroi jetë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejtë fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.