Vrasja e Klevis Lleshajt/ Lihet në burg ekzekutori i dyshuar, SPAK pret t’i dorëzohet nga Italia edhe një person i katërt

Vrasja e Klevis Lleshajt/ Lihet në burg ekzekutori i dyshuar, SPAK pret t’i dorëzohet nga Italia edhe një person i katërt

Gjykata e Posaçme dëgjoi versionin e prokurorisë që duke ju referuar bisedave në aplikacionin SKY Ecc akuzon Sabah Nuzin se kreu vrasjen e Klevis Lleshit, të urdhëruar për gjakmarrje nga Aurel Hoxha, ende në kërkim. Nuzi e mohoi implikimin në krimin që SPAK e konsideron në kuadër të grupit të formuar nga Hoxha, që duke paguar 50 mijë euro urdhëroi rrëmbimin e 22-vjeçarit mbasi i vëllai i ishte vrarë në Angli nga një i afërm i viktimës. Trupi I të riut u gjet katër muaj mbas atentatit, ndërsa autorët e dyshuar u zbuluan nga SPAK nga materialet e administruara në SKY Ecc të përcjella nga partnerët. Duke zbërthyer këto komunikime SPAK beson se gjendet përpara një grupi që fitoi të ardhura nga trafiku i kokainës...