Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kadilli fton opozitën për një projekt të përbashkët: Vetëm kështu mund të fitojmë Tiranën
Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli, është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë. Komentet Kadilli i bëri teksa ishte i ftuar në një emision tgeleviziv, ku tha se për ta bërë këtë, do të duhej një bashkim i vërtetë mes forcave opozitare. Megjithatë, ai shtoi se nuk ishte fjala vetëm për të, por në gjetjen e një projekti përbashkues për opozitën, gjë e cila sipas tij, do të çonte në fitoren e kandidatit të opozitës në Bashkinë Tiranë. Kadilli vijoi më tej duke thënë se opozitës i duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri. “Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një sfide të tillë për Tiranën. Por kjo...