Tabaku: Industria shqiptare në vdekje klinike, prodhimi bie si në krizën e 2009-ës (video)

Tabaku: Industria shqiptare në vdekje klinike, prodhimi bie si në krizën e 2009-ës (video)

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e industrisë shqiptare, të cilën e cilësoi “në vdekje klinike”. Sipas saj, shifrat e fundit tregojnë se industria përpunuese ka rënë me 4,5% gjatë vitit të kaluar dhe me 3,5% në tre muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një regres të thellë për të gjithë sektorët. Tabaku kujtoi se kjo është hera e parë pas vitit 2009 – kur kriza financiare botërore tronditi ekonomitë në mbarë globin – që prodhimi në Shqipëri bie kaq ndjeshëm, duke zënë vetëm 7% të PBB-së. “Faktorët janë të ditur prej kohësh: modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria është i varur nga ndërtimi dhe pastrimi i parave të pista, duke lënë pas dore prodhimin,” deklaroi ajo. Një tjetër problem që...