Zbulohet parcela kanabisi në Himarë: 302 bimë, 121 kg drogë dhe dy të shpallur në kërkim

Zbulohet parcela kanabisi në Himarë: 302 bimë, 121 kg drogë dhe dy të shpallur në kërkim

Tre parcela me 302 bimë kanabis janë zbuluar në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve: Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dheArgjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një sasi prej 121 kg bimësh narkotike në proces tharjeje. “Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në...