Vrasja e italianit/ Braçe dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, dyshime mbi vendin e krimit

Vrasja e italianit/ Braçe dhe dy djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, dyshime mbi vendin e krimit

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e sipërmarrësit italian me biznes në Shqipëri, Edoard Sarchi, ngjarje e ndodhur mesnatën duke u gdhirë e shtuna e 27 shtatorit, në zonën e Salarisë, në Tepelenë. Edoard Sarchi u gjet pa shenja jete nga uniformat blu në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, teksa pranë ishte dhe automjeti i tij. Burime bëjnë me dije se në Polici janë shoqëruar Eqerem Braçe së bashku me dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, dhe një person i katërt, si personat që kanë dijeni mbi krimin, pasi kishin shkuar së bashku me viktimën për gjah. Mësohet se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët...