Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e biznesmenit italian, Eqerem Braçe dhe djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, merren 4 herë në pyetje
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës. Burime bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen po merren në pyetje ortaku i biznesit të italianit, shtetasi Eqerem Braçe, si dhe dy djemtë e tij, Gazment Braçe e Daniel Braçe. Bëhet me dije se këta persona deri tani janë marrë katër herë në pyetje. Një herë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, një herë nga Prokurori, një herë nga specialistët e krimeve që kanë mbërritur nga Tirana dhe një herë tjetër sërish nga OPGJ. Në pyetje nuk është marrë personi i katërt i cili qëndron në korridor, emri i të cilit ende nuk dihet. Arsyeja e marrjes katër herë në pyetje është se të tre personat kanë dhënë...