Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
11 milionë euro për fermerët shqiptarë, 23 mijë përfitues nga Skema e Bujqësisë. Interes të lartë skema e naftës, blegtorisë dhe bletarisë
Më shumë se 23 mijë fermerë në të gjithë vendin janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës me 52.837 aplikime ndërkohë që interes të lartë ka pasur edhe blegtorinë dhe bletarinë. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, për vitin 2025, janë vënë në dispozicion rreth 11 milionë euro. Masat e Skemës Kombëtare përfshin tufën bazë të matrikulluar, zhvillimin e bletarisë, mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera, kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP, mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes...