Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Krenare për ty”, Balluku dedikim për Manastirliun: Kemi ndarë ëndrrat dhe planet për fëmijët tanë…
Belinda Balluku ka folur me fjalë zemre për Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjeshme të Bashkisë Tiranë. Zv. kryeministrja, njëkohësisht e caktuar si drejtuesja politike nga Edi Rama për qarkun e Tiranës, është e bindur për fitoren absolute të ish Ministres së Arsimit përballë çdo kandidati që do të caktohet për të sfiduar PS-në. Në një postim në kanalin zyrtar në Instagram, Balluku shkruante: “Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen… Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë. E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe...