Burg ekzekutorit të Klevis Lleshit, Gjykata e Posacme vendos arrest shtëpie për bashkëpunëtorin e vrasësit

Burg ekzekutorit të Klevis Lleshit, Gjykata e Posacme vendos arrest shtëpie për bashkëpunëtorin e vrasësit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të shtunë masat e sigurisë për 2 të arrestuarit për vrasjen e Klevis Lleshit, krim i ndodhur në gusht të vitit 2020. Sabah Nuzi, që dyshohet si ekzekutori, është lënë në “arrest në burg”, ndërsa Samet Loka është në “arrest në shtëpi”. Gjatë seancës gjyqësore, Nuzi ka mohuar akuzat, duke mos pranuar përfshirjen e tij në ekzekutimin e 32-vjeçarit Klevis Lleshi. Saimir Kolaveri, po ashtu i përfshirë në vrasjen e Lleshit dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Itali nga autoritetet vendase. Kolaveri akuzohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes Aurel Hoxhës, që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Klevis Lleshit për motive gjakmarrjeje, dhe Sabah Nuzit, që kreu krimin...