Shpallen në kërkim dy persona/ Kultivuan kanabis, policia godet rastin flagrant

Shpallen në kërkim dy persona/ Kultivuan kanabis, policia godet rastin flagrant

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan. Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve: •R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë; •A. N.,...