Qindra besimtarë morën pjesë/ Mbahet në Katedralen e Korçës ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit

Qindra besimtarë morën pjesë/ Mbahet në Katedralen e Korçës ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë mes qindra besimtarëve u mbajt ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse. Në fjalën e tij Krepiskopi Joan vlerësoi kontributin e Mitropolitit të ri të Korçës çfarë dëshmon se Krishti vazhdon të thërrasë njerëz edhe në shek XXI. ”Nga mësimet e Zotit tonë Jezu Krisht, nga jeta shpirtërore e Kishës së shekujve, dhe nga pararendësit tanë, mësojmë se udhëheqësi shpirtëror duhet të prijë grigjën e tij me dashuri dhe përkushtim. Mësojmë se bariu i vërtetë nuk sundon mbi grigjën, por i shërben asaj. Dashuria baritore nuk...