Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lushnjë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, banorët e pallatit telefonojnë policinë pas aromës së rëndë
Një i moshuar rreth moshës 70 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen ‘Loni Dhamo’ në Lushnjë. I moshuari jetonte vetëm pasi gruaja dhe vajza banonin jashtë shtetit. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga apartamenti i 70-vjeçarit. Gjithashtu prej ditësh ai nuk ishte parë nga banorët e zonës. Paraprakisht vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.