Viktima vdiq nga një plagë në kokë/ Përplasja për fabrikën solli vrasjen e 44-vjeçarit italian? Shoqërohet edhe djali..

Viktima vdiq nga një plagë në kokë/ Përplasja për fabrikën solli vrasjen e 44-vjeçarit italian? Shoqërohet edhe djali..

Hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një tjetër drejtim pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe kapjes së një personi kyç. Raportohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale. Kjo hedh poshtë versionin e dhënë më herët nga ortaku i tij, Eqerem Braçi, i cili pretendonte se një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj makinës së italianit, dhe se viktima ishte plagosur gjatë tentativës për t’u larguar. Ndërsa Braçi pretendonte për një sulm me armë, ekspertiza teknike nuk gjeti asnjë gjurmë plumbi në automjetin e Sarchit, përveç një gome të shfryrë. Kjo, së bashku me vendndodhjen e plagës fatale...