Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nga arkivat e Nobelit: A duhej t’i jepej çmimi Solzhenicinit/Frika për sigurinë e tij
Arkivat e Akademisë Suedeze kanë zbuluar shqetësimin e thellë që mbizotëronte mes anëtarëve të jurisë së “Nobel”-it për pasojat që e prisnin Aleksandër Solzhenicinin, nëse shkrimtarit disident sovjetik do t’i jepej çmimi për letërsi në 1970, katër vjet para dëbimit nga Bashkimi Sovjetik. Solzhenicini, figurë e njohur e disidencës nën regjimin sovjetik, ishte i pari që i zbuloi botës realitetin e kampeve të përqendrimit sovjetik në veprat: “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, “Rrethi i Parë” dhe “Arkipelagu Gulag”. Autori i “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, i cili zbulon tmerret e gulagëve të Stalinit në shkrimet e tij dhe përfundimisht u dëbua nga Bashkimi Sovjetik, u emërua laureat i “Nobelit” atë vit, i lavdëruar nga komiteti për “forcën etike me të cilën...