Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohet se ekzekutoi Klevis Lleshin kundrejt shumës 50 mijë euro, GJKKO lë pas hekurave Sabah Nuzin
GJKKO ka lënë pas hekurave Sabah Nuzin, i cili akzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove. Ky i fundit raportohet se ka mohuar akuzat para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme. Ndërkohë Samet Loka, i cili akuzohet si pjesëtar i grupit kriminal të Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, që dyshohet si porositët i vrasjes e më pas groposjes në Mamurras të 24-vjeçarit, është lënë në masën “arrest shtëpie”. Ngjarja u zbardh pas 5 vitesh nga zhdukja e Klevis Lleshit pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc. Ai humbi çdo gjurmë në qytetin e Burrelit më 5 gusht 2020 dhe trupi u gjet i varrosur disa muaj më vonë në zonën e Shpërdhetit, Kurbin, ndërsa u deshën dy vite që të...