Vjosa Osmani takon Donald Trump, presidentja e Kosovës: Aleanca me SHBA, bosht i pathyeshëm

Vjosa Osmani takon Donald Trump, presidentja e Kosovës: Aleanca me SHBA, bosht i pathyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kreun e Shtëpisë së Bardhë. Në deklaratën e Presidencës thuhet se biseda ishte e gjatë dhe shumë konstruktive. “Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-në, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë,” thuhet në njoftimin e kabinetit të Osmanit. Takimi mes presidentes së Kosovës dhe Donald Trump u zhvillua në Nju Jork. Osmani e falënderoi për “interesimin e veçantë që tregoi kreu i Shtëpisë së Bardhë rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhur për paqe.” /vizionplus.tv