PD kërkon një kandidat për Tiranën/ Takimi i negociatorëve të Berishës me aleatët, mbërrin i pari Mediu e më pas Duka

PD kërkon një kandidat për Tiranën/ Takimi i negociatorëve të Berishës me aleatët, mbërrin i pari Mediu e më pas Duka

Tashmë kanë mbërritur në ambientet ku do të zhvillohet takimi për të gjetur një kandidat nga opozita për zgjedhjet në Tiranë. Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Ka qenë Mediu ai i cili mbërriti i pari e më pas Duka.   Top Channel