Dyshohet se vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

Dyshohet se vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

Shoferi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra pas mesnate në Salari të Tepelenës, ka dëshmuar se Gazmend Braçe është autori i vrasjes. Ai dëshmoi se autori u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian. Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e Gazmend Braçes. E shkuara e errët e Gazmend Braçes Gazmend Braçe është djali i Eqerem Braçes, dhe nip i Gramoz Ruçit. Gazmend Braçe u arrestua në vitin 2019 pasi i mori armën nga brezi oficerit të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapajn gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital një të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal...