“1 mijë euro për dokument”/ Falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri, arrestohet i riu nga Bregu i Fildishtë

“1 mijë euro për dokument”/ Falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri, arrestohet i riu nga Bregu i Fildishtë

Foto ilustruese TIRANË- Një 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i identifikuar si Anderson Tra është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi falsifikonte viza shqiptare dhe i shiste kundrejt 1000 eurove për dokumen. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet 2 bashkëpunëtoret e tij, shqiptari Artan Ruci dhe një tjetër po nga Bregu i Fildishtë, Yvan Zouzou.  Njoftimi: Tiranë/Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Itinerari”. Falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri dhe ua shiste emigrantëve të Vendeve të Treta, kundrejt 1000 eurove për dokument, vihet në pranga 22-vjeçari nga Begu i Fildishtë. Në hetim 2 bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht shtetas shqiptar dhe shtetas nga Begu i Fildishtë. Dokumentohen 7 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i ndjekjes disajavore të një informacioni të siguruara në rrugë operative, për...