Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshortin e gjyqtares, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshortin e gjyqtares, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka finalizuar ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Fabio Ballabani, i njohur edhe si Fabio Zyberaj, 38 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ballabani akuzohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, kur dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë zjarri K. P., bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, e cila në atë kohë ishte e ngarkuar me gjykimin e një procesi kundër grupit kriminal ku bënte pjesë edhe vetë 38-vjeçari. Për këtë ngjarje, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar...