Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E mbijetuara e Holokaustit dhe i shoqi ndërrojnë jetë përmes eutanazisë, publikohet letra
E mbijetuara e Holokaustit, Ruth Posner dhe bashkëshorti i saj, Michael, të dy rrreth të 90-ave, kanë ndërruar jetë në një klinikë eutanazie në Zvicër. Aktorja polake 96-vjeçare që ia mbathi nga një kamp nazist kur ishte fëmijë dhe ndërtoi një karrierë të suksesshme në kërcim e dramë, ndërroi jetë javën e shkuar në klinikën Pegasos pranë Bazelit, raporton BBC. Ajo dhe 97-vjeçari u dërguan familjes e miqve një letër të martën ku i vinin në dijeni për vendimin e tyre, sipas skenaristes Sonja Linden. Në letër, çifti shkruante se “u vinte keq që s’e kishin përmendur, por kur të merrni këtë email ne do të kemi zhveshur këtë mbulesë të vdekshme.” “Vendimi ishte i përbashkët dhe pa presion të jashtëm. Ne kishim jetuar një jetë të...