Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidenti në Shqipëri lë pas hekurave pedagogun e njohur, deputetët italianë kërkojnë nga autoritetet shqiptare kthimin në atdhe të 44-vjeçarit
Një ngjarje e pazakontë pritet të kthehet në çështje ndërkombëtare. Bëhet fjalë për arrestimin në Shqipëri të pedagogut të njohur italian, Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s. Ai po mbahet në burgun e Fierit prej dy muajsh, pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 8 gusht në segmentin Levan–Fier. Sipas akuzës, D’Angelo dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe mosdhënie ndihme pas aksidentit. Ndërsa mbrojtja pretendon se ai po ecte me shpejtësi të ulët dhe nuk mund të shmangte përplasjen me një automjet tjetër. Rasti ka ngjallur reagime të shumta në Itali. Deputetë të parlamentit italian, përfshirë Luciano D’Alfonsën, i kanë kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në atdhe....