PD paditi “Diellën” në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet emri që do të vendosë për ministren virtuale

PD paditi “Diellën” në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet emri që do të vendosë për ministren virtuale

Në Gjykatën Kushtetuese është hedhur dje shorti për padinë e depozituar nga PD për ministren “Diella” . Mësohet se çështja i ka rënë si relatorë gjyqtares Marjana Semini. Dy ditë më parë, opozita depozitoi në Kushtetuese dekreti presidencial që i hapi rrugë ministres së parë virtuale. PD ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit. Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”. Kujtojmë se ndryshimet në komisione u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku tha se nga 11 në total, 7 do...