Drogë me postë nga Kanadaja/ Shkodrani u kap teksa merrte pakon, në kërkim porositësi (EMRI)

Drogë me postë nga Kanadaja/ Shkodrani u kap teksa merrte pakon, në kërkim porositësi (EMRI)

pamje nga policia-22vjeçari shkodran ne pranga TIRANË- Një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Orgest Kurtaj, është kapur në flagrancë në një degë postare në Vorë, duke marrë një pako me lëndë narkotike. Droga ishte trafikuar nga Kanadaja, brenda së cilës kishte 7 kg kanabis. Ndërkohë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi i pakos shtetasi Z.M., ndërsa po punohet për kapjen e tij.    Njoftimi: Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja. Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve,...