Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Osmani takohet me Trump: Interesim i veçantë, SHBA rol të pazëvendësueshëm në rajon
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë Prindon Sadriu janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump. Presidentja Osmani ka shkruar: “Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, shkruan Osmani.