Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kishte shkuar për gjah në Tepelenë por gjeti vdekjen, shpallet në kërkim autori i dyshuar që qëlloi biznesmenin
Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e shtetasit italian në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Bëhet me dije se viktima u qëllua me automatik nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Po ashtu raportohet se autori në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij. Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari. Megjithatë ende nuk dihen të plota rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët. Mësohet se 44-vjeçari italian jetonte prej 20 vitesh në kryeqytet dhe ndodhej në...