Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kishte dalë për gjah, vritet biznesmeni italian në Tepelenë
Vritet biznesmeni italian në Tepelenë. Një 44-vjeçar italian, i identifikuar si E. Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Një person ka qëlluar me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian, i cili kishte dalë për gjah bashkë me persona të tjerë. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të 44-vjeçarit nga Italia, i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari. 44-vjeçari rezulton administrator i një fabrike tullash e tjegullash në zonën e Laprakës në Tiranë, “Tegola Edilcentro”. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por...