VIDEO / Rama ka një ftesë: Ejani në Nepravishtë, ku këngët e traditat marrin jetë

VIDEO / Rama ka një ftesë: Ejani në Nepravishtë, ku këngët e traditat marrin jetë

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit me një video dhe një ftesë të veçantë: “Mirëmëngjes dhe me festën që ju pret në zemër të Nepravishtës, më 26–27 Shtator, aty ku fshati, rrugët, këngët e traditat marrin jetë, ju uroj një fundjavë të mbarë.” Festa vjen në kuadër të projektit “Tregime Fshati”, një nismë kulturore që rikthen vëmendjen tek jeta rurale, identiteti lokal dhe trashëgimia shqiptare. Aktivitetet zhvillohen në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës, në datat 26 dhe 27 Shtator, dhe sjellin një kombinim të artit, traditës dhe kinemasë në ambient të hapur. Programi i aktivitetit përfshin: -Performancë artistike nga Agona Shporta dhe Grupi Polifonik i Nepravishtës – më 26 Shtator, ora 18:30, te “Life on the Farm” -Kinema nën Yje,...