Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, bizmesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë
Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, i vrarë me armë zjarri. Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G. B., i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij. Policia thotë, se “është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e...