Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
EMRI/ Biznesmeni italian ekzekutohet me breshëri plumbash, autori doli para makinës dhe hapi zjarr
Foto ilustruese TEPELENË-Një biznesmen italian është gjetur i vrarë në fshatin Salari të Tepelenës. Trupi i 44-vjeçarit italian është gjetur pak pas mesnate, në vendin e quajtur "Dilan". Sipas bluve dyshohet se shtetasi italian i identifikuar si Edoardo Sarchi, është vrarë me armë zjarri. Viktima raportohet se po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë, kur një person u ka dalë përpara me armë duke qëlluar drejt tyre. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët. Njoftimi: Tepelenë/Informacion paraprak/ Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet...