Presidenti i Iranit: Rruga që ka zgjedhur Trump mund t’i vërë flakën gjithë rajonit

Presidenti i Iranit: Rruga që ka zgjedhur Trump mund t’i vërë flakën gjithë rajonit

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se politikat dhe veprimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të shkaktojnë përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për rrjetin amerikan NBC News, Pezeshkian deklaroi se megjithëse administrata e Trump pretendon se po punon për paqen, hapat që ka ndërmarrë SHBA-ja rrezikojnë të ndezin një konflikt të madh rajonal. “Trump thotë se qëllimi i tij është të sjellë paqe, por rruga që ka zgjedhur mund të përfundojë duke i vënë flakën të gjithë rajonit,” u shpreh Pezeshkian. Ai shtoi se Irani kurrë nuk ka qenë agresor në konfliktet ndërkombëtare. “Nuk kemi nisur asnjëherë luftë dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen. Por nëse sulmohemi, do të përgjigjemi fuqishëm,”...