“Për Denis Ruçin!”/ Jehona e babait shqiptar që humbi tragjikisht djalin në Greqi

“Për Denis Ruçin!”/ Jehona e babait shqiptar që humbi tragjikisht djalin në Greqi

Denis Ruçi, 22-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Tempi të Greqisë, nuk është vetëm një emër e figurë për të cilin kërkohet drejtësi në vendin fqinjë, por tashmë edhe nga ndërkombëtarët. Një zë i rëndësishëm për vënien e drejtësisë së 22-vjeçarit është babai i tij, Panos Ruçi, i cili kërkon leje për zhvarrosjen e trupit të të birit. Kjo kërkesë sakaq, është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Larisa, duke e shtyrë atë të protestojë në mënyrë ekstreme përpara Parlamentit helen. Për këtë ngjarje, jehonë i është bërë edhe nga mediat ndërkombëtare, siç është ajo e AFP, që i ka kushtuar një artikull Panos Ruçit, që po sakrifikon me jetën e tij duke qenë në grevë urie prej afërsisht dy javë. “Prej...