Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kalaja kritik me Berishën: Duhet të kishte gati kandidatin për Tiranën. PD ka humbur shumë kohë
Në prag të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ogerta Manastirliut, ndërsa opozita vijon pa një emër të konfirmuar. Në emisionin “3D” në RTSH, Aulon Kalaja kritikoi ashpër vonesën e Partisë Demokratike në përgatitjen për garën elektorale. “Ndërkohë që opozita do të duhej të përgatitej me një emër, tani më është kohë e humbur dhe kandidati që duhej të dilte dje, nuk del as nesër, se sot nuk ka dalë”, tha Kalaja. Ai theksoi se mazhoranca ka shpallur kandidatin që më 11 shtator, ndërsa opozita nuk ka reflektuar seriozitetin e duhur për një garë të tillë. “Edi Rama, me gjithë makinerinë e vet shtetërore, me deputetë e ministra, ka një emër të shpallur. Nga opozita nuk kemi kandidat. Politika...