Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Evropa me “mur dronësh”, përforcohet kufiri me Rusinë pas provokimeve të vazhdueshme nga Moska
Ministrat evropianë të Mbrojtjes ranë dakord të premten të zhvillojnë një “mur dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, ndjekur dhe kapur dronët që shkelin hapësirën ajrore të Evropës. Vendimi vjen pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë e Evropës janë testuar nga dronë të paligjshëm. Rusia është fajësuar për disa prej tyre, por ka mohuar akuzat. “Rusia po teston BE-në dhe NATO-n, ndaj edhe përgjigja jonë duhet të jetë e fortë, e bashkuar dhe e menjëhershme”, ka thënë komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, pasi kryesoi takimin virtual të 10 vendeve në krahun lindor të Evropës. “Muri i dronëve” pritet të diskutohet nga liderët e BE-së edhe në samitin e javës së ardhshme në Kopenhagen dhe më...