Izolim diplomatik/ Nuk u shfaq në pritjen e Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç ‘tall’ amerikanët: Tri orë për një foto

Izolim diplomatik/ Nuk u shfaq në pritjen e Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç ‘tall’ amerikanët: Tri orë për një foto

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se refuzoi ftesën për pritjen e presidentit amerikan, duke e justifikuar mungesën me “takime të rëndësishme” për NIS-in dhe çështjen e sanksioneve. Ky vendim u pa si një sinjal izolimi politik, në një kohë kur shumica e liderëve botërorë kërkojnë afrim me Shtëpinë e Bardhë.   Vuçiç u shfaq ironik ndaj protokollit amerikan, duke e reduktuar pritjen presidenciale në “tri orë pritje për disa sekonda fotografi”, një deklaratë që analistët e lexuan si përpjekje për të mbuluar faktin se mungesa e tij u vu re në arenën ndërkombëtare.   Në vend të kësaj, ai mbajti takime për NIS-in, kompani e kontrolluar nga interesat ruse, duke konfirmuar se Serbia po kërkon shtyrje të sanksioneve. Presidenti serb pranoi se nuk...