Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit pas takimit me ‘Piranjat’
“Piranjat” kanë trajtuar herë pas here problemet që qytetarët kanë hasur me drejtësinë, shpesh edhe me avokatët, të cilët duhet të mbrojnë interesat e palëve dhe të zgjidhin problemin. Por duket se jo gjithmonë ndodh kështu. I tillë është edhe rasti i Arben Prendit, një zotëri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Para disa vitesh, Arbeni vendosi të investonte në Shqipëri, duke blerë një apartament në Durrës. Por personi, i cili kishte në pronësi apartamentin, u zhduk pa kryer procedurat e kalimit të pronësisë. I ndodhur në këto kushte, Arbeni u detyrua të kontaktonte me një avokate për t’i dhënë zgjidhje problemit. Avokatja, Brunilda nga Durrësi, i premtoi se situata e tij do të zgjidhej, por më parë duhej që Arbeni t’i...